1 Mars, 2024

“Gazi-bass bariton, Juli me zë mitingu dhe Romeo…”- Albi Nako “thumbon” banorët e “BBV”/ Çfarë mendimi ka koreografi për konkurrentët e rinj?


Ish-banori i ‘Big Brother VIP’ Albi Nako së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur edhe për eksperiencën e tij në këtë spektakël.

Koreografi tha se kur ai dëshironte që të bënte një bisedë me banorët në “BBV”, Julian Deda, Gazmend Ukjashi dhe Romeo Veshaj mbivendosnin zërat e tyre ë mënyrë që ai mos të dëgjohej.

Unë kam kuptuar, që në momentin që unë doja të ngrija një bisedë, të krijoja një urë komunikimi me dikë, qoftë tendencioze për lojë dhe qoftë jo për lojë, ata kishin një taktikë që e ndalnin këtë bisedë duke krijuar një mbivendosje zërash duet. Të parët ishin Juli me Gazin, dy personazhe që në atë kohë dukeshin miq dhe unë i shihja treshe ata në fakt: Juli, Gazi dhe Romeo, të tre bashkë të kudo ndodhur në fillim, dhe krijonin këto mbivendosjet e zërave. Juli ka zë të fortë dhe unë i them zë mitingu, zë sheshi. Ajo është natyra e Julit, siç është edhe natyra e Romeos me zë të fortë, bariton. Gazi është bass-bariton. (qesh)””- tha ai.

Përsa i përket lojës së banorëve të rinj, Albi u shpreh se ata po tetojnë që të trazojnë ujërat, por nuk mendon që ata do ti vendosin në rrezik çifet e krijuara në shtëpi.

“Me aq sa kam ndjekur, këta do tentojnë të trazojnë ujërat duke i lejuar kasti i banorëve të vjetër për ti trazuar këto ujëra por nuk mendoj se do ti vendosin në rrezik çiftet aktuale dhe grupet në shtëpi. Mendoj që banorët e rinj nuk janë për ti vendosur në rrezik çiftet. Çiftet e kanë të qartë grafikun e tyre në kokë. Një çift që funskionon në mënyrë lineare brenda asaj shtëpie nuk përbën kuriozitet për pubikun. Besoj isha qartë për këtë të fundit”- u shpreh Albi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al