14 Dhjetor, 2019

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë nisur bashkëjetesën, festat i presin në shtëpinë e tyre si burrë e grua


eni-koci1

U bënë vite që këngëtari Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi e kanë zyrtarizuar romancën e tyre të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë.

E duket se pas një periudhe testimi që i kanë bërë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektimet e tyre për dashurinë. Ka qenë Genci, i cili ka treguar anën e tij romantike përmes një postimi në “Instagram”. Krah Enit, ai shprehet: “Jashtë dritareve, borë e bardhë.

Brenda ngrohtësi, që vjen nga sytë e saj. Gjysma ime më e mirë!” Të njëjtin postim ka bërë edhe Eni, e cila po ashtu e ka konsideruar artistin nga Kosova si “Gjysma ime më e mirë”.

eni-koci2

Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të showbizz-it kanë treguar se ata tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Prishtinë dhe festat po i presin si familje apo si burrë e grua në shtëpinë e tyre.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë kohë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj peridhe nuk kanë ngurruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Ishte Genci që e theu akullin, pasi i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij 15 vite më të re, me rastin e 23-vjetorit.

Çifti i njohur përflitej prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018-ës ata e konfirmuan, duke u shfaqur për krah njëri-tjetrit në festën e fundvitit, të organizuar nga Labinot Gashi.

Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh në Tajlandë. Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë sesa kolegë apo miq. Pas konfirmimit publik nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin.

eni-koci3

Vetë këngëtari zbuloi se kënga “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre. Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në vitin 2017 nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe.

Kujtojmë që 23-vjeçarja po ashtu nuk ngurroi të hidhte një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh pasi kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para.

eni-koci4

Bashkë me një foto çift me 35-vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante: “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.

Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie, që ata ia bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike.

eni-koci5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al