Duke filluar prej datës 20 dhjetor e në vazhdim, Teatri Kombëtar si asnjëherë më parë, do të hapë dyert e tij me dy shfaqje në një mbrëmje të vetme. Shfaqja e parë është një stand up comedy…Pas suksesit të parë me “Plako t’majt e jotja”, aktori Gent Hazizi i rikthehet skenës së Teatrit Kombëtar me një tjetër pjesë ku do të sjell premierën e “Çfarë do të bëhem kur te rritem?”.
Ideja dhe skenari mbajnë firmën e aktorit i cili e ka konceptuar atë si një rrugëtim nga fëmijëria deri në pleqëri.I ftuar në ‘’Wake up’’ ai ka folur më shumë rreth konceptit të tij dhe tregon madje edhe disa detaje personale:
“Kur jemi fëmijë kemi shumë dëshira ,për atë çka duam të bëhemi kur të rritemi. Unë personalisht kam dashur të bëhem shofer. Dëshira ime lindi pas tërmetit që ra atë vit në Shkodër. Në atë kohë, si fëmijë mendoja se si të shkoja aty dhe të çoja llaç e tulla,”- u shpreh aktori gjatë bisedës. Ai tregoi se shfaqja do të jetë një “dialog me publikun” për katër fazat në cilat kalon njeriu; fëmijëria, adoleshenca, pjekuria dhe pleqëria.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al