Genta Ismajli u bë nënë e binjakëve gjatë muajit janar, një lajm që e mbajti dhe po vazhdon ta mbajë sekret. Ajo dhe i dashuri saj turk, Usta, u bënë prindër të një djali dhe një vajze, por për habinë e të gjithëve nuk kanë dhënë asnjë njoftim për publikun dhe fansat.
E pas kaq javësh pritje, Genta bëhet e gjallë me një postim dhe një status, por prapë asgjë nuk tha për fëmijët e porsalindur. Ajo postoi një foto të re dhe duket më e bukur se kurrë.
‘Uu ça po shoh’, shkruajti Genta krahas fotos. Këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Genta Ismajli, ka disa javë që është bërë nënë, por ka vendosur që ta mbajë sekret këtë lajm, duke i habitur të gjithë miqtë dhe fansat e saj.
Ajo dhe i dashuri i saj, milioneri turk Huseyin Usta, janë bërë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali, por s’kanë bërë asnjë postim publik. Ka qenë një burim i afërt i këngëtares, që ka thënë se Genta ka disa ditë që ka lindur, madje ajo është shumë mirë së bashku më binjakët e saj.
Ky burim gjithashtu thekson se këngëtarja së bashku me Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg mediave, duke mos ekspozuar asgjë, ndërkohë që nuk pritej ky ndryshim i menjëhershëm pas fotove të shumta që postonin herë pas here gjatë pritjes së ëmbël.
“Genta po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është te kënga që ajo ka publikuar, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.
Burimi gjithashtu tha së kënga që u publikua u realizua gjatë shtatzënisë së këngëtares dhe ajo posaçërisht e ka postuar enkas tani, në mënyrë që vëmendjen ta merrte kënga dhe jo ardhja në jetë e binjakëve. Por sapo kënga doli, komentuesit nisën sulmet për titullin e këngës, “Bad Bitch”, ku ajo shfaqej me artistin e ri që njihet si Eko Fresh.
Ndërkohë, ajo tërhoqi vëmendjen me jetën e luksit dhe setet e fotove në pritje për t’u bërë nënë e binjakëve, nga lidhja me biznesmenin turk.
Në një postim në “Instagram”, ku Genta dhe Usta pozonin pranë njëri-tjetrit në një sfond të bardhë, këngëtarja shkruante “Faleminderit Zot!”, shoqëruar me dy emoji engjëlli. Genta bëri publike lidhjen me biznesmenin turk në nëntor 2019, ndërsa në shkurt tregoi se është fejuar dhe gjithçka është bërë serioze.
“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një restorant. Jemi takuar aty, e kemi parë njëri-tjetrin dhe mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë”, rrëfeu ajo. Para pak javësh këngëtarja zbuloi se po organizon një dasmë për të kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me biznesmenin turk, Ustan.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al