Që para se të bëhej nënë, Genta Ismajli ishte tërhequr nga skena muzikore. Duke jetuar dashurinë me Ustains, artistja ka kohë që i mungon tregut. Tashmë, për të ka nisur një rrugëtim i ri, ku prej pak kohësh është bërë nënë e dy binjakëve.
Megjithatë, në rrjetet sociale ajo publikon foto dhe video nga e përditshmja e saj, por kjo foto e fundit na ka sjellë një Gentë tjetër, larg asaj që jemi mësuar të shohim. Pa filtra, pa make up, artistja duket larg pamjes që jemi mësuar të shohim. Në videon e publikuar online, Genta shfaqet krejt ndryshe, duke habitur jo pak të gjithë ndjekësit e saj për ndryshimin drastik të pamjes së saj.
Madje, në rrjet të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se në fakt nuk është Genta, por një person tjetër.
Megjithatë, në video është Genta, larg shkëlqimit të “Instagram”-it.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al