25 Maj, 2022

Georgina Rodriguez bën daljen e parë publike pas humbjes së djalit, bukuroshja shkëlqen në “Festivalin e Kanës”


Georgina Rodriguez bëri një paraqitje të guximshme teksa bëri daljen e saj të parë publike pas humbjes së djalit të saj dhe Cristiano Ronaldos.

Muajin e kaluar, ajo dhe Ronaldo zbuluan se djali i tyre kishte humbur jetën gjatë lindjes, por vajza, Bella Esmeralda erdhi pranë tyre. 28-vjeçarja ka marrë kohë për t’u kujdesur për vajzën dhe fëmijët e tyre dhe më në fund sot u shfaq në Francë për ‘Festivalin e Filmit në Kanë’.

Geo dukej elegante e veshur me një jumpsuit lëkure të zi ndërsa mbante një çantë portokalli Hermès. Georgina kishte veshur po ashtu një palë taka të zeza të larta. Ajo po ashtu mbante një palë syze teksa flokët i kishte kapur në një model klasik.

Dalja e saj vjen pasi Cristiano dhe Georgina zbuluan në fillim të këtij muaji se emri i vajzës së tyre të porsalindur është Bella Esmeralda. E dashura e asit portugez njoftoi emrin që kishin zgjedhur për të voglën me tre foto të adhurueshme të saj.

Duke njoftuar humbjen e madhe, Cristiano shkroi në rrjetet sociale: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al