Modelja e famshme Georgina Rodriguez feston ditëlindjen e saj dhe urimin më të veçantë e ka marrë nga partneri, Cristiano Ronaldo.
Me anë të një postimi në Instagram, futbollisti i famshëm ka shprehur dashurinë për të dashurën e tij me fjalët më të bukura.
“Ti je dritë që ndriçon e na dhuron dashuri,” shkruan Cristiano krahas fotos me modelen.
Disa muaj më parë u përfol se çifti mund të ishin martuar, mirëpo nga ata nuk erdhi asnjë konfirmim për këtë thashethem.
Megjithatë në urimin që Ronaldo i ka bërë Georginës ai e quan atë gruan e tij teksa shprehet: “Për nënën, partneren, shoqen, gruan time… Gëzuar ditëlindjen, dashuri. Ti je dritë që ndriçon e na dhuron dashuri”.
Vetë Georgina e ka postuar urimin e partnerit në “InstaStory-n” e saj, në postimet vijuese ajo ka publikuar gjthashtu edhe disa dhurata të shtrenjta të cilat i ka marrë nga miqtë e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al