3 Maj, 2022

Georgina Rodriguez ndan mesazhin prekës pas humbjes së djalit


Georgina Rodriguez ka shkruar një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale pas humbjes së djalit të saj dhe Cristiano Ronaldos.

Partnerja e yllit të futbollit shkroi një status në Instagram për të ndarë një mesazh të fuqishëm dhe frymëzues për Ditën e Nënës që në Portugali festohet të dielën e parë të muajit maj. Në statusin e saj Georgina shkruan:

“Atyre që janë, atyre që ishin, atyre që deshën dhe nuk mundën, atyre që përpiqen, atyre që pa qenë kështu veprojnë si të tillë, atyre që kanë instinkt, atyre që vendosni të mos jemi… të gjithë ne, krijues të jetës dhe lidhjeve… gëzuar ditën e nënës.”

Vetëm pak ditë më parë numri 7 i Manchester United ka publikuar në Instagram foton e parë vetëm me të bijën ku shfaqen në një moment shumë special. Ronaldo shihet pa bluzë teksa mban në krahë të voglën dhe e sheh me shumë dashuri. Krah fotos bardhezi ai shkroi: “Dashuri e përjetshme”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Më 18 prill përmes një postimi në rrjetet sociale Cristiano shkruante se fatkeqësisht djali i tyre humbi jetën gjatë lindjes dhe në jetë erdhi vetëm vajzë nga binjakët që prisnin. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”- shkruante mes të tjerash Ronaldo, i cili një ditë më pas mungoi në ndeshjen e Manchester United me Liverpool.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al