Elsamedi dhe Ambra janë çifti më i ri i “Big Brother 9”, që direkt me hyrjen e tyre në lojë mund të themi se kanë futur sherrin në shtëpinë e kamerave. Çifti që kanë hyrë kanë rrëfyer dashurinë me shikim të parë, ata janë në një lidhje prej 5 muajsh. Janë njohur në një sfilatë mode, ku Ambra ishte modele dhe Eli ishte i ftuar për të kënduar si reper. Filluan të bisedonin me njëri-tjetrin dhe pastaj të dilnin.
Tashmë ndihen shumë mirë bashkë, edhe pse lidhja e tyre është në distancë, pasi Ambra jeton në Shkodër dhe Eli në Tiranë, por takohen sapo u jepet mundësia. Elsamedi hyri me një strategji të saktë në lojë, duke u konfliktuar direkt me banorët, sidomos me Fotininën, së cilës i tha se ka hyrë në “BB9” vetëm për të gjetur burrë, fyerje që e bën të përballej keq me partnerin e saj, Danjelin.
Nga ana tjetër, hyrja e Ambrës në shtëpinë e “Big Brother”, edhe pse me një partner në krah, ka shkaktuar jo pak turbullira te marrëdhëniet e çifteve të vjetra, por edhe tek ato të reja. Me bukurinë e saj ajo ka tërhequr vëmendjen e djemve, ndërsa vajzat janë bërë xheloze pasi ndihen të eklipsuara. Gjithsesi, para se të hynte në lojë, ajo i ka marrë disa këshilla nga ishkonkurrentja e këtij edicioni Gerta Shino, të cilën e ka mikeshë. Gerta tregon për “Panoramën” si e njeh Ambrën dhe ambicien e saj për të fituar.
Ku dhe si jeni njohur me Ambrën?
Me Ambrën kemi pak kohë që shoqërohemi pasi u njohëm nga një shoqëri e përbashkët.
Pse ka hyrë në lojë Ambra, për famë apo vertet pretendon fitoren?
Ambra hyri për të provuar një eksperiencë të re që ka lidhje dhe me punën e modelingut që ajo bën. Mendoj që hyri me synimin për t’i bërë më shumë reklamë vetes, dhe pse jo për të fituar.
Çfarë tipi ka, është natyrë luftarake si i dashuri reper?
Ajo është tip i shoqërueshëm, vajzë e thjeshtë dhe e dashur.
Çfarë kanë të përbashkët ata si çift, dhe planet që bëjnë bashkë?
Ata janë të dashur prej kohësh, që kur u njohën nga një shoqëri e përbashkët. Të përbashkët? (Qesh) Këtë s’e di në fakt, se nuk e njoh Elin personalisht. Nuk di shumë për lidhjen e tyre, në fakt.
Ka histori të veçantë jete që presim të na e rrëfejë?
Po ka, dhe historitë i takojnë asaj t’i rrëfejë vetë dhe pse jo t’i përdorë për lojën.
Ka bërë një jetë të vështirë, apo të bukur?
Të bukur normalisht.
Bukuria e saj ka bërë xheloze vajzat e shtëpisë. Është më impresionuese live apo në ekran?
Po, Ambra është një vajzë shumë e bukur, live, më e bukur se në televizion.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al