Marina dhe Geti ende nuk janë kthyer në Shqipëri. Çifti sikundër na ka njohur me publikimet në rrjetet sociale ka kaluar disa ditë shumë të bukura duke shijuar gjithë hapësirën xhamajkane dhe vizituar bregdetin e tyre piktoresk.
Edhe pse spektakli që Marina do të prezantojë në Tv Klan do vetëm pak ditë për të nisur , ajo ende nuk është kthyer. Në një postim të fundit që ajo ka ndarë me fansat në Instagram shihet Marina që ka kërcyer fluturimthi në krahët e Getit, si të ishte duke bërë një piruetë kërcimi.
Çifti gjendet në Firence të Italisë përpara një monumenti gjigand arkitekturor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al