25 Shtator, 2017

Getoari dhe Luana në Xhamajkë. Po Marina ku është?


Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj reperi Getoar Selimi vendosën në çastin e fundit që të nisen për muajin e mjaltit duke zgjedhur si destinacion Xhamajkën.

Por mesa duktë në këtë udhëtim të tyren , të parin pas dasmës madhështore, ata nuk janë vetëm ,por shoqërohen edhe nga Luana.

Në imazhin e publikuar në Instagram nga Geti vendi duket përrallor, po ashtu pamja që shperndau Luana, kjo e fundit ka publikuar edhe një foto nga krevati ku duket tejet sensuale, por a fshihet dikush pas saj? Se nuk mundet që Luana të jetë vetëm si një e tretë për çiftin.

Sigurisht që mediat rozë shkruajnë që ata janë të katërt në udhëtim, pasi me ta është edhe Krenari, i dashuri i Luanës. Por si rrallë herë , Marina këtë herë nuk ka preferuar të postojë asnjë foto nga udhëtimi i tyre në Xhamajkë , duke na lënë kështu në heshtje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al