25 Shkurt, 2021

“Gëzuar o shpirti i bukur dhe i rrallë!”- Marsela Çibukaj i uron ditëlindjen partnerit me këtë video të ëmbël ku shfaqen në momente intime


Vitmar Basha, partneri i këngëtares Marsela Çibukaj, feston sot ditëlindjen.

marsela cibukaj (2)

Me këtë rast, Marsela ka zgjedhur të publikojë në llogarinë e saj në Instagram një video shumë romantike të tyre.

marsela cibukaj (7)

Ajo ka shkëputur disa momente nga festa e ditëlindjes së Vitmarit, ku shihen duke shkëmbyer puthje të ëmbla me njëri-tjetrin.

Një mijë fjalë, një mijë puthje, nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty, për ty që je gjithçka për mua Vitmar Basha. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, shkroi këngëtarja krahas videos.

marsela cibukaj (4)

Dyshja është njohur para tetë vitesh dhe në 2020-ën kishin planifikuar të martoheshin, por koronavirusi nuk e bëri të mundur këtë gjë.

marsela cibukaj (5)

Artistja ka shprehur edhe dëshirën për t’u bërë nënë e për të sjellë në jetë një fëmijë.

marsela cibukaj (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al