Ditën e djeshme, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj festuan përvjetorin e katërt të historisë së tyre të dashurisë.
Dyshja nuk ngurojnë të ndajë momente të bukura nga përditshmëria që kalojnë bashkë për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.
Megjithatë, këtë ditë të rëndësishme, Eni dhe Genci vendosën ta kalonin larg syrit të të tjerëve, duke postuar një video të vetme në Instastory dhe asgjë më shumë.
Në të shihen dy gotat teksa çifti bën gëzuar. Eni krahas postimit shkroi:
“Gëzuar përvjetorin dashuria ime! 4 vite bashkë!”, dhe dedikimin e shoqëroi edhe me emoji-n e një zemre të kuqe.
Këngëtarja nuk e tregoi vendndodhjen e tyre, por në sfond dukej një pishinë.
Çifti i artistëve u munduan që ta mbanin larg syrit të publikut romancën e tyre në fillim, deri në momentin që publikuan një foto ku shiheshin të kapur për dore.
Ndërsa më 3 nëntor të vitit 2018, Genci vendosi ta propozonte Enin në Plavë.
Genci ka një djalë, Gjinin, i cili erdhi në jetë nga martesa e tij e parë me ish-modelen Arta Arifi, e cila tashmë është mbuluar me shami pas një ëndrre që ka parë, siç vetë ka rrëfyer më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al