3 Tetor, 2017

‘Gëzuar shoku i babit’, ja si e uron ish aktori i Portokalli djalin për ditëlindje


Djali i çiftit të njohur të aktorëve Suela Bako dhe Romir Zalla ka festuar 10-vjetorin e lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme, ku prindërit ia kanë rezervuar një surprizë të madhe, atë që do të donte çdo fëmijë. Ata kanë menduar që vogëlushin Hermes  këtë ditëlindje ta gëzojnë me një udhëtim në Paris, pikërisht në Disneyland.

Nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, duket se familja është duke kaluar një udhëtim të mrekullueshëm.

“Sot Hermes është plot 10 vjeç. Kaq i lumtur sa sot – më tha – nuk kam qënë as ditën kur linda. Qofsh i lumtur gjithë jetën syri im. U bëfsh 1000 vjeç i bukri, i mençmi, shoku i babit “, i shkruan aktori të birit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al