11 Mars, 2022

Gigi Hadid nuk njihet pas ndryshimit të fundit në pamje, vetullat e modeles marrin gjithë vëmendjen


Ndërkohë që pjesa më e madhe e vajzave së fundmi po shkojnë drejt flokëve të kuq, Gigi Hadid po eksperimenton me një nuancë të re: bjonde platin. Në fakt, po risjellim në kujtesë se Gigi u shfaq me flokët e kuqe muaj më parë në “Muajin e Modës” në vjeshtë kur sfiloi për “Versce”.

Andaj duket se super modelja është një hap para dhe tashmë që vajzat e tjera po shkojnë drejt ngjyrës së kuqe ajo po bën eksperimente të reja. Modelja është shfaqur në pasarelën e Burberry në Londër me look-un e ri. Transformimi i saj madje përfshiu edhe vetullat që Gigi i kishte lyer po ashtu platin.

Gigi Hadid leaving her hotel before heading to the Burberry AW 2023 Womenswear Collection Presentation at Central Hall...

Kjo është ngjyra më e hapur e flokëve që Gigi ka patur ndonjëherë dhe po t’i shtojmë edhe vetullat është goxha e guximshme. Sigurisht që kjo zgjedhje ka qenë nisur nga sfilata ku ka marrë pjesë dhe këtë gjë e kemi parë ta bëjnë edhe figura të tjera më parë.

Gigi Hadid Has Platinum Blonde Hair and Looks So Different

Gigi Hadid shows off her newly-dyed blonde tresses at Burberry show - The  monotonous life

Ndërkohë, kujtojmë se Gigi është vlerësuar shumë për gjestin e saj të bamirësisë ndaj refugjatëve ukrainas. Ajo ka dhuruar gjithë të ardhurat e “Muajit të Modës” në ndihmë të tyre dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe motra e saj, Bella Hadid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al