5 Mars, 2022

Giorgio Armani i bashkohet nismës për të ndihmuar refugjatët e krizës në Ukrainë/ Stilisti dhuron shumën marramendëse


Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e cila ka troditur të gjithë botën ka bërë që shumë  shumë emra të kompanive të mëdha apo personazhe të njohur të reagojnë duke i bërë thirrje Vladimir Putin që të ndalojë. Shumë prej tyre kanë mbështëtur dhe kanë dhënë kontributin e tyre për qytetarët e Ukrainës të cilët po luftojnë çdo ditë për të mbijetuar.

Shumë prej qytetarëve të Ukrainës janë larguar nga vendi për t’ju shpëtuar luftës dhe sulmeve vdekjeprurëse nga rusët. Armani Group ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se iu është bashkuar nismës për të ndihmuar nëpërmjet një donacioni njerëzit që janë të detyruar të largohen për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ai ka njoftuar se ka përfshirënë donacion një shumë prej 500 000 eurosh për UNHCR- Agjensinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu Armani Group ka vendosur t’ju dhurojë refugjatëve artikuj thelbësorë të cilat do të shpërndahen nëpërmjet prganizatave jo fitimprurëse italiane Comunita di Sant’Egidio.

“Armani Group njofton se po i bashkohet përpjekjes për ndihmë të luftës me një donacion prej 500 mijë euro për UNHCR-në, Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, për ndihmën dhe mbrojtjen e atyre që janë detyruar të ikin nga lufta në Ukrainë.

Grupi do të dhurojë gjithashtu veshje thelbësore për refugjatët, të cilat do të shpërndahen përmes organizatës jofitimprurëse italiane Comunità di Sant’Egidio, e cila tashmë është e pranishme në kufijtë e Ukrainës.

Stafi i Giorgio Armani do të ketë mundësinë të marrë pjesë në përpjekje duke bashkëpunuar në përgatitjen e dërgesave në vend”- ka njoftuar Gorgio Armani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al