Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë vitin e kaluar.
Gueril erdhi në jetë në një ditë të rëndësishme, në atë të pavarësisë së vendit, më 28 nëntor, prandaj reperi zgjodhi emrin Gueril për të.
Ndonëse ende nuk na e ka treguar portretin e të birit, Gold Ag ka zbuluar sot se ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ai publikoi në rrjete sociale një foto ku shihej dora e guerilit me pasaportën në dorë, krah së cilës shkroi:
“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”.
Pasi zbuloi emrin e djalit, artisti bëri edhe një shpjegim pasi mori shumë mesazhe nga ndjekësit, të cilit nuk e dinin ç’lidhje kishte ai me Ditën e Pavarësisë.
Kështu, Arian Agushi (emri i vërtetë i tij) tregoi se Gueril është një luftëtar që e sulmon armikun në befasi me grupe të vogla.
Që nga ardhja në jetë e djalit, ai ka publikuar herë pas here edhe foto me të në rrjete sociale, por pa ia zbuluar ende identitetin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al