30 Janar, 2018

Gjendet e vdekur modelja 28-vjeçare, mister arsyet e krimit


Trupi i pa jetë i modeles Sara Zghoul u gjet të enjten në mbrëmje i ndarë nga koka dhe i futur në dy valixhe në brendësi të bagazhit të një makine tip BMW të zezë.

Makina ishte e parkuar në një rrugë rezidenciale në Aloha, në shtetin Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane shkruajnë se vrasësi është arrestuar, por arsyet e krimit mbeten ende mister.

I dyshuari është përpjekur ta vrasë, duke i prerë fytin dhe duart, para se të arrestohej nga policia mbrëmjen e së enjtes, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë gjatë hetimeve, agjentët kanë identifikuar autorin e dyshuar pak pas orës 23:00. Policia e Beavertonit e ka lokalizuar pranë Southwest Murray Boulevard dhe Southwest Teal Boulevard, duke e ndaluar.

Ndërsa një dëshmitar, Muchael Larson, ka thënë për televizionin lokal “KOIN” se ka dëgjuar një person teksa bërtiste “ndihmë”. Si pasojë ai ka dalë menjëherë jashtë së bashku me bashkëshorten, por në ato momente nuk kanë vënë re asgjë të dyshimtë.

“Ne nuk mund ta shihnim atë, vetëm arrinim që ta dëgjonim”, ka thënë Larson, i cili ka shtuar se ati ka qenë edhe një makinë policie që nuk i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

Ndërsa identiteti i autorit të vrasjes do të lexohet në një komunikatë, në një moment të dytë. Por mbetet për t’u kuptuar çfarë e ka shtyrë autorin të kryejë një vrasje kaq makabre. Modelja 28-vjeçare ishte nënë e një djali.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al