Motra e vogël e mbretëreshës së Holandës është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Buenos Aires, Argjentinë. 33-vjeçarja Ines Zorreguieta ka punuar në qeveri në Argjentinë në ministrinë e Zhvillimit Social.
Dyshimet e para lidhen me një vetëvrasje, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i qeverisë gjermane për “La Nacion”.
Gjithashtu thuhet se ajo mund të ketë vuajtur nga depresioni dhe nga problemet me shëndetin mendor.
Trupi i saj është hequr nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të sotëm, për tu bërë ekzaminimi nga mjekët.
Ndërsa mbretëresha e Holandës, 47-vjeçarja Maxima, pritet të udhëtojë drejt Argjentinës për të marrë pjesë në funeralin e motrës së saj.
Mbretëresha do të merrte pjesë në Festivalin e Holandës gjatë kësaj jave, por revista “Hello!” shkruan se ajo nuk do të jetë e pranishme.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al