Jo më larg se katër ditë më parë, moderatorja e njohur Jonida Vokshi, tregoi se babai i saj po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.
Së fundmi ajo ka bërë një falenderim për ndjekësit të cilët e kanë mbështetur në “4 ditët më të vështira të jetës” siç i quan ajo.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime,” shkruan Jonida.
Ndër tjera moderatorja shtoi se gjendja e babait të saj mbetet kritike por thekson se do të mundohet t’i rikthehet përditëshmërisë se saj pasi e ndjen të nevojshme.
“Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekondë në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do të më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju!” përfundoi ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al