24 Nëntor, 2017

Gjergj Leka prezanton projektin e ri, sjell në ekran një program nostalgjik


I ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ këngëtari Gjergj Leka ka folur më shumë rreth projekteve të tij të afërta. Ai do të jetë pjesë e Këngës Magjike, ndërsa ka shpalosur edhe planet e tij të ardhshme.

Së shpejti, ai ka edhe një projekt tjetër që do ta rikthejë në ekran si prezantues. Ai tha se është blerë një frekuencë që do t’i dedikohet një target grupi nostalgjik: nga 40 deri në 80 vjeç. Shumë shpejt më 4 dhjetor, Tv Antena, një kanal që ka për themelues dhe autor Lekën, do të nisë transmetimet: “Është një Retro Tv, që do të ketë një target grup, nga 40 deri 80 vjeç. Çfarë do të përfshijë? Do të ketë filma nostalgjikë, ‘’Shigjeta e Zezë’’, ‘’Katani ‘’e shumë të tjerë si këta. Unë kam një arkiv shumë të mirë me video, koncerte të tëra nga emra të mëdhenj. Me këtë duam të kapin një target grup i cili mungon”,– u shpreh ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al