Një gjimnazist në Fier duket se nuk i ka shpëtuar syrit të komshinjve me lëvizjet e fundit që ka bërë.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” adoleshenti ka shfrytëzuar faktin që prindërit e tij nuk ishin në shtëpi dhe ka marrë me vete të dashurën.
“Sapo është kthyer nëna e tij nga puna komshinjtë i kanë treguar të gjitha duke nxjerrë “zbuluar” të riun. Por kur djali ka marrë vesh se kush nga komshinjtë e ka spiunuar ka shkuar te dera e saj dhe e ka kërcënuar me zë të lartë duke i goditur derën e shtëpisë në mënyrë që ta dëgjonin edhe komshinjtë e tjerë për të mos “bërë të njëjtin gabim”, tha gazetari./tvklan.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al