2 Maj, 2022

Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2022: Tema, lista e të ftuarve dhe detaje të tjera


Nata më e madhe e vitit në botën e modës erdhi…

Pas disa shtyrjeve për shkak të pandemisë, ‘Met Gala 2022’ do të mbahet sot në mbrëmje, vetëm tetë muaj pas tapetit të kuq të 2021 të mbushur me yje, i cili pa pamje mbreslënëse nga Billie Eilish, Lil Nas X dhe Kendall Jenner. Këtë vit pritet të marrin pjesë figura të mëdha e me rëndësi, duke qenë se ngjarja e vitit të kaluar ishte “një çështje më e vogël e më intime”, sipas Vogue.

Më poshtë keni gjithçka që duhet të dini për natën e madhe.

Çfarë është Met Gala 2022?
E mbajtur tradicionalisht të hënën e parë të majit, festa e modës do të zhvillohet të hënën, më 2 maj. Vogue do të transmetojë drejtpërdrejt yjet në tapetin e kuq.

Ku do zhvillohet Met Gala?
Met Gala zhvillohet në Muzeun Metropolitan të Artit në New York dhe mbledh fonde për Institutin e Kostumeve të muzeut.

Cila është tema e këtij viti?
Tema e këtij viti është “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, pas “Në Amerikë: Një Leksikon i Modës” të vitit 2021. Ai bazohet në një ekspozitë dypjesëshe nga muzeu, instalimi i dytë i së cilës do të reflektojë evolucionin e stilit amerikan dhe gjithashtu do të eksplorojë punën e rrobaqepësve dhe stilistëve.

Si mund ta shikoni Met Gala-n e këtij viti?
Transmetimi i drejtpërdrejtë i Met Gala do mbulohet nga Vogue dhe do të transmetohet në platformat dixhitale të biblës së modës, si dhe në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Kush është në listën e të ftuarve?
Ndërsa Vogue e mban top sekret listën e të ftuarve deri pak para eventit të madh, Page Six Style zbulon se Megan Thee Stallion do të marrë pjesë në galën e këtij viti e veshur me Moschino. Dhe Katy Perry, e cila njihet për pamjet e saj të çuditshme e të çmendura në vitet e kaluara, këtë vit ka thënë se do të “luaj një kartë krejt tjetër”.

Përtej kësaj, Met Gala njeh pjesëmarrjen e njerëzve më të famshëm në botë– Rihanna, Kim Kardashian, Beyoncé, Lady Gaga dhe Taylor Swift të gjitha kanë marrë pjesë disa herë – kështu që prisni shumë emra të tjerë të mëdhenj.

Një yll që nuk do të jetë atje? Zendaya, e cila ka thënë se duhet të punojë dhe të bëjë disa filma në vend të kësaj.

Cili është kodi i veshjes?
Këtë vit, gjithçka ka të bëjë me “glamourin e praruar”, pasi ngjarja “do t’u kërkojë të pranishmëve të mishërojnë madhështinë – dhe ndoshta dikotominë – e “Golded Age New York”, sipas Vogue.

Kush do e prezantojë?
Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda do jenë bashkë-prezantuesit e këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al