9 Shtator, 2021

Gjykata jep vendimin për reperin e njohur/ Fero dënohet me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje


Reperi i njohur nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, u dënua sot me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

fero6

Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë aktgjykimit Shabani e pranoi fajësinë.

Reperit i është sekuestruar gjithashtu dhe arma e llojit elektroshok. Shabani akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Së bashku me të akuzohen edhe Mehmet Elshani për veprën penale të sulmit dhe Avdullah Islami për veprën penale të kanosjes me përdorim të mjetit të rrezikshëm, por këta të dy janë deklaruar të pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al