Gjykata vendosi që revista franceze Closer të paguajë për fotot topless të Kate Middleton. Ato ishin shkrepur nga një fotograf paparac gjatë kohës kur çifti ishte me pushime në Jug të Francës në vitin 2012 dhe ishin publikuar duke thyer çdo rregull privatësie.
Gjykata ka vendosur dënimin me gjobë dhe kështu 50 mijë euro do t’i paguhen Kate dhe 50 mijë William.Kate Middleton dhe Princ William kishin hedhur në gjyq revistën duke kërkuar plot 100 milionë euro për cënim të imazhit, por gjykata ka vlerësuar se 100 mijë euro janë më se mjaftueshëm që tabloidi francez ti paguajë çiftit të familjes mbretërore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al