Fatma Methasani, prezantuesja e emisionit “Fund day” është ndër prezantueset më të ndjekura nga të rinjtë.
Ajo nuk mund të qëndrojë brenda kornizave në emision, dhe kjo vihet re gjatë emisionit, por edhe në mënyrën sesi i ndërton bisedat me të ftuarit. Në një intervistë të tillë ka ardhur edhe këtë herë, duke na treguar më shumë për jetën e saj.
Fatma je gjithmonë në pozitat ku interviston të ftuarit, si ndjeheni tani që jeni ju ajo që do të merreni në pyetje?
Sigurishtë që ndjehem shumë në siklet. Se e vërteta është se ndjehem shumë komode kur marrë të tjerët në pyetje, mendoj se mund ti zë mat sa herë dua, prandaj i shmang edhe intervistat që duan të më bëjnë mua sepse kam frikë kur më zënë mua mat. Tani je shumë e lirë të marrësh hakun e të gjithë atyre që kam intervistuar unë.
Në moshë shumë të vogël të kemi parë në ekran, si ishin fillimet e tua, të rekomandoi dikush apo thjesht rastësi?
Unë mendoj që ishte rastësi. Vajta në audicione me një miken time, por jo për tu bërë pjesë e audicioneve. Një bisedë që na shkoi shumë mire me drejtoreshën aktuale të televizionit, ajo insistoi që të bëhesha pjesë e audicioneve. Sepse realisht, unë nuk mendoja që isha formati femrës sensuale për të punuar në televizion. Por funksionoi dhe ato menduan një program për mua si është “Fun day”.
Ke hasur ndonjë vështirësi në fillim?
Unë kam 1 milion të meta, ku një ndër to është se nuk jam korrekte me orarin. Nuk e di çfarë ndodhi sot që isha. Edhe kur kam filluar në ekran, edhe ekrani të gllabëron kohën, unë harroja edhe kur duhet të haja, humbisja shumë leksione, si rezultat edhe shumë provime. Problemi i madh ky ka qenë, ndarja e kohës midis punës, shkollës , familjes dhe miqve.
Kush ishte momenti që kuptove që ishe bërë e famshme, kujton një situatë specifike?
Kur një polic më fali gjobën, dhe më kërkoi të bëja një video për vajzën e tij. Po ashtu kur shkoja të blija bukë, gjyshet më thoshin: “ Qyqe ti je ajo shala 2 metra në televizor, sa e shkurtër qenke kështu”. Dhe që atëherë nuk dal më pa krehur flokët nga shtëpia. ( qesh)
Ka moshatare të tuat që duan të jenë në vendin tuaj, duan të jenë të famshme, çfarë do ju thoje?
Të jesh e famshme nuk është një gjë e mirë. Unë bëj dhe takime me studentë dhe ju them gjithmonë që popullaritetin që keni përdoreni për të bërë gjëra me vlerë. Bëjini gjërat me thjeshtës, jepni pozitivitet dhe bëni çfarë të doni. Sepse kam vënë re te modelet e këqija, që duan të jenë të famshëm pa ndonjë qëllim të caktuar, thjesht për ca ndjekës më shumë në rrjete sociale, që për mua është absurde.
Për të kaluar te jeta private, si është statusi juaj aktual?
Unë bëj miqësi me të gjitha portalet që mos më nxjerrin lajme.(qesh)Por nuk besoj që jam në një fazë të jetës ku njerëzve ju intereson se çfarë po bëj unë me jetën personale.
Për ata që duan të dinë, ju siguroj janë shumë?
E kam kohën të mbushur me shumë gjëra, dhe më duket vetja më e dashuruar se kurrë.
Një person për të qenë në një marëdhënie me ju, duhet të jetë patjetër një person publik?
50% me 50%. Sepse nga biseda me miq edhe personazhet që intervistoj kam kuptuar që nëse jemi dy të famshëm nuk do kemi jetë private, edhe nëse nuk do të ishte një person publik nuk do e kuptonte dot jetën time. Prandaj princ të lutem hajde 50% me 50%.
Cfarë kriteri duhet të ketë një mashkull, pa të cilin ti nuk do e merrje në konsideratë?
Të ketë sens humori, sepse unë jam një njeri që qesh dhe flas gjithë kohën, dhe nëse nuk ka humor i bie të flas vetë, të qesh vetë. Normalisht vlerësoj edhe inteligjencën.
Kush janë limitet e tua?
Unë nuk dua kurrë të arrij dicka duke i prishur punë dikujt tjetër, qoftë edhe duke fituar klikime dhe audiencë më shumë. Këtë nuk e bëj, sepse para se të jemi të famshëm, ne jemi njerëz edhe unë besoj shumë te energjia e mirë që mund të përcjellim te njëri – tjetri. Limitet janë këto, Fatma bën çdo gjë për aq kohë sa përcjell një mesazh të mirë, edhe i bën njerëzit të ndjehen mirë.
Festat si do ti kaloni?
Nuk është se kemi edhe shumë pushime nga ekrani, por familja ime ka menduar të shkojë në Greqi, edhe mua më pëlqejnë planet e tyre për herë të parë. Kurse nga janari kemi menduar të shkojmë në Zvicër, në ato fshatrat e vegjël Zvicerian, një grup vajzash edhe djemsh.
Do të jetë edhe ai aty?
Nëse është i gjatë, po. (qesh)
Cenkuela Hasa
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al