7 Qershor, 2018

Gjyshja e kishte lënë vetëm, fëmija gati sa nuk po binte nga dritarja. Burri rrezikon jetën për ta shpëtuar (Video)


Ka ngjitur pesë kate të një ndërtese për të shpëtuar një fëmijë që ishte në rrezik. Bëhet fjalë për Zhang Xin, një ushtar në pension, video e gjestit te tij ka bere xhiron e botës dhe është shpërndare mijëra herë në rrjetet sociale, pasi gjesti i tij i mrekullueshëm është komentuar shumë.

Ai e kishte vënë re fëmijën, i cili kishte ngecur me kokë tek grilat e një dritare pa menduar për veten e tij që vihej në rrezik, pa masa mbrojtëse ka ngjitur 5 kate të një ndërtese për ta shpëtuar atë.

Duket se fëmija, siç raportohet nga Daily Mail, i ishte besuar gjyshes së tij dhe se gruaja e kishte lënë atë vetëm në shtëpi për të bërë pazaret. Duke përfituar nga mungesa e një të rrituri, fëmija do dilte nga dritarja, por u kap fatmirësisht nga grilat e dritares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al