Ata janë ndër çiftet më të dashura në botë, me një profil shumë të lartë publik, të pëlqyer dhe të komentuar gjithmonë për marrëdhënien harmonike mes njëri-tjetrit. Ish çifti presidencial Obama sot festojnë një datë të rëndësishme.
Është pikërisht përvjetori i tyre i martesës. Michelle dhe Barack bëjnë plot 25 vite qëkur kanë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe dedikimi i ndjerë që vjen nga ish zonja e parë në këtë gjysmë shekulli bashkëjetesë mes dhe me njëri-tjetrin do ju prekë vërtetë zemrat.
Për të kujtuar këtë përvjetor martese ajo ka zgjedhur një foto të vjetër bardhë e zi nga dasma e tyre, ku të dy duken të rinj dhe të dashuruar njësoj si sot me njëri-tjetrin.
Përkrah fotos ajo i shkruan Obamas se ai vazhdon të mbetet shoku i saj më i mirë edhe pas një çerek shekulli të kaluar bashkë.
“Gëzuar 25-vjetorin. Edhe pas një çerek shekulli, ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë dhe një njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”, shkruan Michelle.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al