2 Prill, 2022

Goditi më shuplakë komedianin, habit me deklaratën aktori i njohur: Will Smith e kishte pushtuar djalli…


Kur kanë kaluar më shumë se disa ditë nga ndarja e çmimeve Oscar, ende goditja me shuplakë e Will Smith ndaj komedianit të njohur, Chris Rock po përflitet. Të shumta kanë qënë reagimet e personazheve VIP lidhur me këtë ngjarje, ku disa prej tyre mbështesin veprimin e aktorit e të tjerë jo. Sakaq, së fundmi lidhur sërish me këtë çështje ka folur aktori amerikan Denzel Washington.

Teksa ka qënë i pranishëm në samitin e liderishipit që organizohej nga autori T.D Jakesm, ai ka deklaruar se Will Smith atë mbrëmje ka qenë i pushtuar nga djalli.

‘’ Është një shprehje që thotë kur djalli të injoron, atëherë ti je duke bërë diçka gabim. Djalli vërsulet duke thënë ‘oh jo lërë atë rehat, ai është i preferuari im’. Kur djalli vjen tek ti, mbase është sepse ai është duke u përpjekur të bëjë diçka drejt. Dhe ku di unë për cilën qoftë arsye djalli e pushtoi atë natë’’, deklaroi Washington për revistën Variety.

Denzel u pa duke folur me Will-in gjatë momentit publicitar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, pasi aktori i King Richard doli në skenë dhe goditi Chris Rock-un për shaka me flokët e Jada Pinkett Smith.

Will falënderoi Denzel në fjalimin e tij kur u shpall si ‘aktorin më të mirë’ dhe tregoi se ylli i “Tragedy of Macbeth” i kishte thënë: “Në momente tensioni, ki kujdes, atëherë djalli vjen për ty”.

“Për fat të mirë kishte njerëz atje. Jo vetëm unë, por edhe të tjerët, Tyler Perry, erdhën menjëherë atje me mua. Thanë disa lutje. Nuk dua të them se për çfarë folëm. Kush jemi ne të dënojmë veprimin e tij? Nuk i di të gjitha aspektet e situatës, por e di se zgjidhja e vetme ishte lutja, siç e shoh unë”, tha Denzel të shtunën.

Nga ana tjetër Will Smith ka dhënë dorëheqje nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Aktori, në një deklaratë për Variety, i quajti veprimet e tij gjatë ceremonisë ‘tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme’, duke shtuar se ai do të pranonte çdo pasojë të lëshuar nga Bordi i Guvernatorëve të Akademisë.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe ndjekësit,” tha Smith. “Kam tradhtuar besimin e Akademisë. I privova kandidatët dhe fituesit e tjerë nga mundësia e tyre për të festuar dhe për t’u nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Unë jam zemërthyer.’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al