20 Qershor, 2022

Gold Ag dhe partnerja e tij prindër për herë të dytë, reperi jep lajmin e ëmbël


Arian Agushi i njohur thjesht si Gold Ag do bëhet baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij, Ermira, po presin një tjetër bebe dy vite pasi u bënë prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vet reperi ditën e sotme në një emision. Dyshimet lindën javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Atëherë reperi nuk e pranoi lajmin duke preferuar të mos e komentojë. Ditën e sotme ai ka treguar se bebeja pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator, teksa nuk e ka zbuluar gjininë.

Reperi i njohur u bë baba për herë të parë në 2020. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë që i vendosën emrin Gueril. Ai shprehej i lumtur asokohe që djali i tij erdhi në jetë në një datë që është e shënuar për shqiptarët, më 28 Nëntor.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al