Ish-konkurrenti i “BBV”, Fatjon Kuqari së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar debatin e Heidi Baçit dhe Graciano Taganit brenda shtëpisë.
Fatjoni tha se balerini ka bërë një lojë të shpifur në këtë reality show, sepse sipas tij ish-banori ka gjetur arsye për të bërë skandale.
E teksa Graciano në një moment e pyeti Heidin: “Me kë do shtrihesh? Me Fationin, me Romeon apo me kë tjetër?”, Fatjoni u shpreh se nuk mund ti thuash e përdalë një vajze që u njoh me dikënd.
“Mua më është përmendur emri disa herë. Isha i detyruar të reagoja. Graciano ka bërë lojë të shpifur. Gjithmonë gjen arsye për të bërë skandale. Ti thuash një vajzë që ti je e përdalë, sepse u njoh me dikë dhe të thotë gjëra jo të vërteta. Ajo s’ka qenë ndonjëherë në krevatin tim”- tha ish-banori.
Nga ana tjetër Fatjoni kritikoj edhe Romeo Veshajn, sepse sipas tij aktori nuk e ka mbrojtur të dashurën e tij kur balerini e ka ofenduar.
“Mua nuk më pëlqeu reagimi i Romeos. Ai pretendon që e ka vajzën e jetës, të dashurën e jetës, mamanë e fëmijëve. Mua nuk më intereson fare për hir të lojës. Unë do rebelohesha, do i dilja për zot… Ta kesh në krahun tënd të dashurën tënde e t’i thotë dikush ashtu…”– tha Fatjoni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al