3 Prill, 2022

Grammy 2022/ Adele nuk është e nominuar në asnjë kategori, ja arsyeja


Gjatë mbrëmjes së sotme do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy. Ashtu sikurse është bërë me dije eventi madhështor do të mbahet në Las Vegas dhe prezantues do të jetë komediani i njohur, Trevor Noah.

Para një viti është publikuar edhe lista e plotë e të nominuarve. Ndërkohë, artistja Adele nuk ka asnjë nominim.

Periudha e pranimit për çmimet Grammy 2022 është nga 1 shtatori 2020 deri më 30 shtator 2021. Kënga e Adele “Easy on Me” u publikua më 15 tetor 2021 dhe albumi i saj 30 u publikua më 19 nëntor 2021. Muzika humbi datën e fundit dhe në vend të kësaj do të kualifikohet në Grammy 2023. Gjatë gjithë karrierës së saj, Adele ka marrë 18 nominime për Grammy dhe ka fituar 15 prej tyre. Këtu përfshihen çmime si, ‘’Albumi i vitit’’, ‘’Artistja më e mirë e re’’, Kënga e Vitit etj.

Adele moved to tears after reuniting with English teacher

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al