3 Shkurt, 2025

Grammy 2025/ Ceremonia nisi me një homazh për Liam Payne, në ndër të humbjes së tij tragjike! Kënga e Chris Martin e cila preku fansat e ish-ylli të One Direction


Liam Payne u nderua në Grammy 2025, tre muaj pas vdekjes së tij tragjike në moshën 31-vjeçare. Këngëtari  ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte. Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore nisi me tributin “In Memoriam”, ku u shfaqën foto të këngëtarit me anëtarët e tjerë të “One Direction”, nga rrugëtimi i tyre i gjatë në industrinë e muzikës.

Në një klip që u transmetua, Liam Payne dëgjohet duke thënë:

“Nuk e prisnim kurrë që të ndodhte diçka si kjo. Nëse ulemi dhe mendojmë për këtë, kemi bërë disa gjëra të pabesueshme”.

Chris Martin doli në skenë në Crypto.com Arena në Los Angeles dhe performoi “All My Love” të Coldplay në nder të këngëtarit dhe artistëve të tjerë që vdiqën në 2024.

Fansat e tij nxituan në rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen e tyre. “Nuk mund të duroj të shoh që nderimi fillon me Liam Payne dhe një video nga epoka e One Direction,” shkroi një përdorues në Twitter.

Nuk do ta kapërcej kurrë faktin që Liam Payne ishte i pari në homzhet përkujtimore të Grammy-it, komentoi një tjetër.

‘Ti shikon Grammy-n dhe befas nderimi i Liam Payne të godet si një kamion,” shkroi një i tretë.

Këngëtari vdiq më 16 tetor, kur u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, ndërsa, sipas autoriteteve, ai ishte “në një gjendje gjysmë ose totale të humbjes së vetëdijes” për shkak të substancave narkotike të gjetura në të.

Këngëtari iu nënshtrua menjëherë plagëve të shumta, duke përfshirë një thyerje të kafkës që shkaktoi gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

Familja e tij, në një deklaratë për BBC, tha: “Liam Payne do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona. Do ta kujtojmë për mirësinë, humorin dhe guximin e tij. Ne po mbështesim njëri-tjetrin sa më mirë që mundemi dhe kërkojmë privatësi në këtë moment.”

Anëtarët e mbetur të One Direction shprehën gjithashtu trishtimin e tyre, duke thënë për Page Six:

“Jemi plotësisht të shkatërruar. Kur të jemi gati, do të themi më shumë, por tani për tani na duhet kohë për të kaluar dhe për të pranuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e kemi dashur aq shumë”.

Liam Payne ka lënë pas djalin e tij 7-vjeçar, Bear, të cilin e kishte me ish-partneren e tij, Cheryl Cole. Funerali i tij u bë në nëntor, në zonën më të madhe të Londrës. Pesë persona janë akuzuar për  vdekjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al