Një tjetër shfaqje çmimesh, një tjetër gabim. Gjatë nderimit “In Memoriam” të Grammy 2022 kushtuar artistëve që kanë humbur jetën vitin e kaluar, drejtori artistik i Louis Vuitton dhe CEO i Off-White, Virgil Abloh, u cilësua si “Dizajnues i modës Hip Hop”.
Kjo gjë ka ngjallur kritika të shumta dhe reagimin e menjëhershëm të njerëzve në Twitter.
“Virgil Abloh ishte drejtori artistik i veshjeve për meshkuj Louis Vuitton dhe themeloi një shtëpi mode në Milano”, u postua në faqen e “Watching the Throne”. “I kuptoj që përpiqen ta lidhin atë me muzikën në një farë mënyre për t’ua shpjeguar përfshirjen e tij në ceremoni njerëzve që nuk e njohin. Por respekti është më i rëndësishëm se sa të kujdesen për një person të paditur.”- thuhej më tej në reagim.
Edhe pse Abloh punoi me disa artistë të hip-hop si Kanye West, konsiderimi i tij si “Hip Hop Fashion Designer” hedh poshtë pjesën tjetër të karrierës së tij. Përveç Louis Vuitton dhe markës luksoze italiane Off-White, Abloh punoi me Fendi dhe Nike dhe bashkëpunoi me Kanye për albumin “Watch the Throne” në 2012 që u nominua në Grammy.
Një person në Twitter pyeti: “Si u pranua kjo gjë nga shumë njerëz??” Një tjetër përdorues ishte i mendimit se kjo lidhet me paragjykimet racore, duke thënë se “racizmi mikro-agresiv që shohim sot në modë dhe argëtim ende më huton”. Autori i librit të modës për burra, Jacob Gallagher, thjesht shkroi në Twitter për situatën: “Sa turp!”
Ndoshta dëmtimi më i madh i përcaktimit të tij si “dizenjues hip-hop” erdhi në tapetin e kuq, ku, siç raportoi The Cut, sensacioni i K-pop-it BTS mbërriti në ceremoni në dizajnet e fundit të Abloh-it të Louis Vuitton.
Virgil Abloh ishte dizajner, DJ dhe sipërmarrës amerikan, i cili ishte drejtor artistik i koleksionit të veshjeve për burra të Louis Vuitton që nga marsi 2018. Abloh ishte gjithashtu drejtori ekzekutiv i labelit me bazë në Milano, Off-White, një shtëpi mode të cilën themeloi në vitin 2012.
Me përvojë në arkitekturë, Abloh i hyri botës së modës përmes street fashion. Në vitin 2009, ai kreu një praktikë te Fendi së bashku me Kanye West. Pas kësaj ai bashkëpunoi me Kanye-n dhe nisi themelimin e Off-White. Etiketimi si “dizajner i modës hip-hop” minimizon karrierën e Abloh, i cili ishte amerikani i parë me origjinë afrikane që u bë drejtor artistik i një shtëpie mode luksoze franceze dhe në vitin 2018, u cilësua nga revista Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.
Ai u nda nga jeta disa muaj më parë pas një lufte të gjatë me kancerin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al