Më 15 janar të këtij viti, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dha lajmin e bukur se familja e tij po zgjerohej.
Ai publikoi në rrjete sociale një foto familjare, në të cilën dukej barku i rrumbullakosur i Leonitës, bashkëshortes së tij, ndërkohë që vajza e çiftit, Ayana, e puthte.
Ditën e sotme, futbollisti është bërë baba për herë të dytë!
Graniti ndau një imazh bardh e zi, në të cilin shihej me të voglën në krahë dhe shumë i emocionuar.
“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24.04.2021”, shkroi Xhaka krahas postimit të bukur.
Graniti dhe Leonita u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al