29 Prill, 2022

Personazhet më seksi mbi 50 vjeç: Nga Jennifer Aniston tek Helen Mirren, ja kush kryeson listën


Jennifer Aniston dhe Elizabeth Hurley përmenden shpesh si dy nga yjet më seksi në botë, por një personazh i famshëm surprizë ka marrë fronin e të famshmëve më hot dhe seksi mbi 50 vjeç.

Kylie Minogue, 53 vjeç, është shpallur si personazhi më tërheqëse në një sondazhi të ri për personazhet e famshme. Ylli australian la pas bukuroshen britanike Hurley, 56 vjeç, dhe Aniston, 53 vjeç, të cilët u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Sondazhi u realizua nga një aplikacion takimesh për beqarët mbi moshën 50 vjeç me emrin ‘Ourtime’ duke u kërkuar 1500 përdoruesve të tyre të votonin për personin e famshëm që ata e mendonin si më seksi.

Fituesja e Oscar, Nicole Kidman, 54 vjeç, u rendit në vend të katërt, e ndjekur nga prezantuesja britanike televizive Tess Daly, 53 vjeç. Julia Roberts, 54 vjeç, u rendit në vendin e gjashtë, ndërsa Dame Helen Mirren ishte e 10, duke dëshmuar se ajo është ende seksi në mosha 76-vjeçare. Minogue – e cila ka qenë një ikonë e pop-it për gati katër dekada ka qenë prej kohësh e njohur për fizikun e saj tepër në formë.

Bukuroshja u diagnostikua me kancer në gji kur ishte vetëm 36 vjeç dhe beteja e saj shëndetësore u shfaq në sy të publikut. Këngëtarja e “Spinning Around” i humbi flokët gjatë kimioterapisë, por më pas ajo mundi sëmundjen dhe u konsiderua si heroinë kur u kthye në skenë. Së fundmi, princesha e përjetshme e popit tha për revistën ‘You’ se ajo e vlerëson pamjen e saj rinore dhe një nga sekretet e saj është se aplikon gjithmonë krem kundër diellit.

Ndërkohë, Hurley ka qenë në mendjen e shumë votuesve të ‘Ourtime’ falë llogarisë së saj shumë seksi në Instagram. Aktorja e “Austin Powers” u bë e njohur për fotosesionet e saj gjatë izolimit në pandemi, duke shfaqur shpesh trupin e saj të jashtëzakonshëm me një bikini në oborrin e shtëpisë së saj.

“Unë kam linjën time të rrobave të banjës,” shpjegoi Hurley asokohe, duke thënë: “Zakonisht nuk kam patur kaq shumë rroba plazhi, kështu që ka një arsye që fshihet pas kësaj. Nuk na kanë lejuar të shkojmë me pushime për 14 muaj. Unë kam një kompani veshjesh plazhi dhe nuk kam qenë në plazh… Prandaj, ne kemi shitur atë që mundemi. Ne kemi qenë duke improvizuar.”

Ndërkohë, Hurley kohët e fundit foli edhe për sekretin e  rinisë ‘së përhershme’ duke thënë se nuk ka ngrënë ushqim të përpunuar. “Unë nuk ha ëmbëlsira. Unë pi pak alkool. Unë nuk pi duhan, por më vjen shumë keq që dikur e pija. Kam mësuar të ha më lehtë dhe jo vonë”, tha nëna e një fëmije për ‘Sunday Times’ të Mbretërisë së Bashkuar.

Vendi i tretë Jennifer Aniston ka folur po ashtu për sekretet e saj kundër plakjes. Ylli i “Friends” duket shumë më e re se 53 vjeç. Aniston zbuloi se ajo ka përdorur çdo ditë locionin hidratues të ‘Aveeno’s Daily’ që kur ishte adoleshente, duke thënë: “Kam një shishe në makinën time. Është në të gjitha banjot e mia. Vendoseni menjëherë pas dushit para se të thaheni shumë.” Bukuroshja gjithashtu refuzon të thinjet, duke i lyer flokët çdo pesë javë.

Supermodelet Naomi Campbell, 51 vjeç, Cindy Crawford, 56 vjeç dhe Christie Brinkley, 68 vjeç, të gjitha kanë mahnitur fansat në rrjetet sociale me format e tyre trupore dhe veshjet me bikini.

JA KUSH JANË 10 PERSONAZHET MË SEKSI MBI 50 VJEÇ

1. Kylie Minogue, 53 vjeç

2. Elizabeth Hurley, 56 vjeç

3. Jennifer Aniston, 53 vjeç

4. George Clooney, 60 vjeç

5. Nicole Kidman, 54 vjeç

6. Brad Pitt, 58 vjeç

7. Tess Daly, 53 vjeç

8. Julia Roberts, 54 vjeç

9. Hugh Jackman, 53 vjeç

10. Helen Mirren, 76 vjeç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al