3 Tetor, 2017

Gratë në komunizëm përjetonin dy herë më shumë orgazma sesa ato në demokraci


Kur Amerikanët mendojnë për komunizmin në Evropën Lindore, ata kujtojnë kufizimet e udhëtimit, peisazhet e zymta të betonit gri, burrat dhe gratë e mjera që vuanin në radhët e gjata për të bërë pazar, në dyqanet boshe dhe shërbimet sekrete, që zhbironin në jetët private të qytetarëve. Edhe pse shumica prej këtyre janë të vërteta, kjo pjesë e jetës komuniste nuk e shfaq panoramën e plotë të historisë.

 

Disa mund të kujtojnë se gratë e bllokut lindor përfituan shumë të drejta dhe privilegje të panjohura për demokracitë liberale të asaj kohe, duke përfshirë investime madhore të shtetit, në arsimimin dhe trajnimin e tyre apo edhe bashkëpunimin me forcën punëtore.

Por ka edhe një tjetër avantazh që ka marrë më pak vëmendje: Gruaja nën sistemin komunist kishte më shumë kënaqësi seksuale.

 

Një studim sociologjik krahasues i Gjermanëve të lindjes dhe perëndimit i realizuar pas ribashkimit, në 1990, zbuloi se gratë lindore kishin dy herë më shumë orgazma sesa gratë perëndimore. Kërkuesit u mrekulluan me këtë pabarazi në kënaqësinë e raportuar seksuale, sidomos edhe pas faktit se gratë vuanin nga barra e njohur e dyfishtë e punësimit formal dhe punës në shtëpi.

Në kontrast, gratë e Gjermanisë Perendimore pas luftës kishin qëndruar në shtëpi, duke shijuar të gjitha pajisjet e kursimit të punës të prodhuara nga ekonomia kapitaliste e zhurmshme. Por ata bënin më pak seks dhe seks më pak të kënaqshëm sesa gratë që u duhej të qëndronin në radhë për një letër higjenike. / The New York Times/

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al