27 Shtator, 2017

Sinqeriteti i Grida Dumës, ja politikania e saj e preferuar nga radhët e PS-së


As inate politike, as ndonjë xhelozi femërore nuk ia ka penguar sinqeritetin e Grida Dumës teksa e kanë pyetur se cilën vlerëson më shumë ndër politikanet e partisë kundërshtare.

Deputetja e Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar sot në programin “Wake Up” në Top Channel, ku e kanë pyetur të përmendë politikanen e preferuar nga Partia Socialise dhe Grida nuk e ka shmangur përgjigjen.

Ajo ka thënë që politikania e preferuar e PS-së është Olta Xhaçka, ministrja e re e Mbrojtjes, që Duma e ka vlerësuar për aftësinë në të folur dhe oratorinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al