Ledina Çelo njihet jo vetëm si një këngëtare shumë e mirë, por edhe për linjat fizike seksi, të cilat çdo vajzë do dëshironte t’i kishte.
E ndërsa vitet kalojnë, modelja duket se kthehet gjithnjë e më tepër në super formë. Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ndau disa foto, në të cilat shfaqet mjaft seksi.
Duke pozuar buzë detit, me flokë të lëshuara dhe e veshur me rroba banje, Ledina nuk kishte se si të mos tërhiqte vëmendjen e ndjekësve.
Në disa foto, 44-vjeçarja ka vënë në plan të parë të pasmet e tonifikuara, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë ndjekësve, të cilët e kanë kritikuar.
“Ku po shkon kjo botë, gruaja 50 vjeçe nxjerr b*thën, më falni që po e quaj ashtu po kur s’ka turp ajo…”, shkruan njëri prej ndjekësve.
Ndërkohë, një tjetër i shkruan: “E mirë je, po pse me b*thë? Nuk është aspak paragjykim se jemi me gjithë të mirat mes Europës dhe as mendjengushta, por ekspozimi dhe vulgariteti s’kanë lidhje sa mendje hapur je.
Duhen disa rregulla në jetë, disa parime, që nesër fëmijët tanë të mos shikojnë b*thët tona dhe shokët e tyre të na mbajnë postera në dhomë. E dimë se si kanë ardhur kohët dhe pikërisht njerëzit që u rezistojnë tundimeve të shthurjes dhe këtyre akteve moderne, tregojnë karakter.
Këtë e lidh më shumë me moshën, sepse e re edhe e lëshon edhe gabon. Shpresoj mos e dh****. Jemi shqiptarë në fund të fundit, gjaku nuk bëhet ujë e me gjakun as mentaliteti sesi jemi rritur e me të figura e nënës.
Nëse do donim t’i shikonim nënat tona kështu, atëherë hajde i nxjerrim allatet sheshit se i kemi të bukura dhe gjynah t’i mbajmë nën hije, gjynah t’i shikojë vetëm një burrë”.
Mirëpo, Ledina ka zgjedhur të mos reagojë fare, duke i injoruar të gjitha komentet në postimin e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al