Ndonëse nuk e kanë pranuar publikisht, duket se Mozzik dhe Loredana Zefi janë rikthyer sërish bashkë dhe detajet e vërtetojnë këtë gjithnjë e më shumë.
Së fundmi, reperja ka publikuar një imazh mjaft provokues në llogarinë e saj në Insatgram. Zefi shfaqet e veshur me bikini në ngjyrë jeshile, të cilat i tregojnë qartë çdo formë trupore, ndërsa flokët i ka lënë të lëshuara dhe nuk ka bërë grim.
Mirëpo, përveç kësaj, vëmendjen e mori edhe mbishkrimi që reperja kishte zgjedhur për këtë imazh.
“Gruaja e Mozzik”, shkruante këngëtarja, duke ngritur sërish dyshime se dyshja janë bashkë dhe po shijojnë çdo moment në krahët e njëri-tjetrit.
Për më tepër, Loredana ka etiketuar edhe këngëtarin në foton e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al