Mbrojtësi i Suedisë, Andreas Grankvist, duket se prioritet ka pasur përballjen me Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës, se sa lindjen e fëmijës së tij. Gruaja, Sofie, lindi mbrëmjen e djeshme Mikan, fëmijën e tyre të dytë, teksa futbollisti suedez po stërvitej për ndeshjen me “tre luanët”.
Por, e bukura qëndron se Grankvist është këshilluar nga gruaja e tij, Sofie, e cila kërkoi që ai të qëndronte në Rusi për të vazhduar rrugëtimin me kombëtareN. Javën e kaluar, ajo u shpreh: “Padyshim që nuk do e lejoj që të kthehet në shtëpi. Unë jam shumë mirë me familjen dhe me miqtë e mi këtu. Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se Kupa e Botës tani?
Mbrëmë, ishte vetë mbrojtësi suedez, Grankvist, i cili në një postim në “Instagram”, tregoi se çdo gjë kishte shkuar në rregull. “Jam shumë i lumtur dhe krenar për gruan time. Të dy janë të lumtur dhe mirë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al