9 Mars, 2022

Gruaja e presidentit të Ukrainës shkruan një letër të hapur drejtuar gjithë botës, ja çfarë thotë ajo


Gruaja e presidentit të Ukrainës, Zelensky ka reaguar për herë të parë zyrtarisht pas luftës dhe bombardimeve që Rusia po i bën vendit të saj.

Ajo ka shkruar një letër të hapur, duke rrëfyer të gjitha vështirësitë që populli po përballet gjatë këtyre ditëve, madje e ka përshkruar këtë ngjarje si “diçka e cila është e pamundur të besohet”.

Letra “Unë Dëshmoj” i drejtohet të gjitha mediave botërore dhe u publikua në shërbimin e mesazheve të koduara me Telegram.

Në të, Olena Zelenska tha “megjithë garancitë nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një “operacion special” – është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas”.

Por ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte nënvlerësuar ukrainasit, të cilët qëndrojnë në “unitet të pashembullt”.

Ndër të tjera ajo ka opërmendur edhe një fakt mjaft ët trishë sa I përket vdekjes së fëmijëve në luftë, ku u shpreh se “ka dhjetëra fëmijë që nuk e njohin paqen në vendin e tyre”.

Megjithatë, vendndohja e zonjës së parë të Ukrainës ende nuk dihet, por Zelensky ka treguar më herët se e shoqja së bashku me fëmijët e tyre ndodhen ende në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al