3 Mars, 2022

Gruaja e Zelensky trondit me deklaratën e fundit:“Putin me kërcënon me vdekje’’


 

Zonja e Parë e Ukrainës ka qëndruar gjithmonë përkrah bashkëshortit, e palëkundur ndaj rezistencës së pushtimit rus. Bëhet fjalë për Olena Zelenska, një grua e matur dhe elegante dhe Olena Zelenska, bahkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

44-vjeçarja  ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë së bashku me dy fëmijët e saj Aleksandra, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç. Ata janë strehuar në një vend sekret nga ku Olena vazhdon që të mbështesë bashkëshortin dhe popullin e saj.

Që nga dita e parë që ka nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, ajo mbështet vendin e saj përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.  Zonja e Parë e Ukrainës tregon situatën aktuale të vendit.

“Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2004 dhe djali në 2013. Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”, është një postim i saj i bërë së fundmi.

Ndërkohë në postimete mëparshme , Olena shpreh mbështetjen e plotë të vendit të saj: “Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të shpërthej në lot. Do jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët  më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”.

“Të dashur ukrainas! Unë ju shikoj të gjithëve. Në TV, në rrugë, në internet. Unë shoh postimet dhe videot e juaja. Dhe e dini çfarë? Jeni të mrekullueshëm. Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend”, shkruan Zonja e Parë duke përkrahur dhe mbrojtur popullin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al