6 Shkurt, 2019

Gruaja kërkon divorcin 3 minuta pasi u martuan, ja arsyeja e çuditshme


Një ish-çift në Kuvajt ka hyrë në histori për martesën më të shkurtër. Vetëm pas tre minutash që kanë lidhur kurorë, ata kanë kërkuar divorcin.

“Il Messaggero” shkruan se pasi çifti ka dalë nga ambienti ku ka nënshkruar dokumentet e martesës, gruaja është rikthyer për të kërkuar menjëherë divorcin.

Thuhet se arsyeja se pse gruaja ka ndryshuar mendim direkt pas martesës, ka qenë një kritikë që i ka bërë bashkëshorti.

“Nëse më ofendoi vetëm tre minuta pas martesës, imagjinon çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë ajo.

Teksa ata po shkonin për të festuar me familjarët dhe miqtë, nusja u pengua me fustanin e saj dhe bashkëshorti e quajti “budallaqe”.

Për këtë arsye, ajo i ka kthyer shpinën partnerit dhe ka shkuar te gjykatësi i cili sapo i kishte shpallur “burrë dhe grua”, për ti kërkuar divorcin.

Edhe pse ai u përpoq që ta rregullonte situatën e ta bindte gruan t’i jepte dhe një shans të dytë burrit, vendimi ishte i pakthyeshëm. Si pasojë, gjykatësi filloi menjëherë procedurat e divorcit, duke e bërë këtë lidhje, martesën më të shkurtër në histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al