Një grua australiane ka gjetur vdekjen nga sulmi i qenit të saj pitbull, i cili më parë i ishte sulur partnerit të saj.
Tania Klemke kur pa që qeni i saj po sulmonte partnerin, ka ndërhyrë për ta shpëtuar, por kafsha i është kthyer asaj egërsisht duke i shkaktuar plagë të rëndë të cilat i sollën edhe vdekjen.
Ndërsa e gjitha ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre, fqinjët kanë njoftuar policinë, dhe kur oficerët janë përpjekur për t’i dhënë ndihmën e parë gruas, qeni i ka sulmuar edhe ata, duke i detyruar ta qëllonin me armë.
Ndërkohë, partneri i 40-vjeçares ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga foto që janë publikuar më pas në rrjet, shihet se e ndjera kishte një lidhje të ngushtë me qenin e saj, po ashtu edhe djali i saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al