Grupi masivisht i popullarizuar i djemve K-pop sapo ka publikuar datën e rikthimit të tyre të shumëpritur në 2022.
Gjatë një videoje 12 sekondëshe që u transmetua gjatë shfaqjes së fundit të BTS të koncertit të tyre 4-ditor ‘’BTS, Leja për të Kërcyer në Skenë’’ në Las Vegas , u shfaq një frazë – “NE JEMI TË FORTË” së bashku me logon e tyre. Pas kësaj u shfaq data : “2022.06.10’’.
Ndër të tjera, data korrespondon gjithashtu me ” BTS Festa” vjetore, festimi i grupit të debutimit të tyre më 13 qershor. Ata do të festojnë 9 vjet që nga debutimi i tyre këtë vit. Grupi publikoi për herë të fundit këngën me “Permission to Dance” në korrik të vitit 2021, e ndjekur nga bashkëpunimi i tyre me Coldplay , “My Universe”.
Kujtojmë këtu se grupi muzikor më i madh në botë, BTS bëri me dije se do të largohet nga skena për një vit e gjysmë për të shërbyer në ushtrinë e Koresë së Jugut. Ambasadori i Koresë së Jugut në Britaninë e Madhe tha se anëtarët e grupit K-Pop kanë të njëjtin detyrim si gjithë të tjerët për të mbrojtur vendin e tyre, shkruan TMZ. Koreja e Jugut kërkon që meshkujt e moshës 18 deri në 28 vjeç të shërbejnë për të paktën 18 muaj në ushtri. Ambasadori tha: “Është shumë e pritshme që të rinjtë koreanë t’i shërbejnë vendit dhe ata anëtarë të BTS janë modele për shumë koreanë të gjeneratës së re.” Ai nuk dha një afat kohor se kur do të thirret grupi në detyrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al