Plot 20 burra janë përfshirë në një sherr masiv që shpërtheu në një lokal, të cilët nisën të godisnin me grushte, karrige dhe gota.
Në videon e publikuar nga policia e Lidsit shihet se si një nga punonjësit e lokalit mundohet t’i ndajë, por sapo duket se dhuna po pushon, një nga burrat e nis gjithçka nga e para.
Edhe pse mund të duket e çuditshme, deri tani është arrestuar vetëm një person dhe policia po kërkon ndihmë për të identifikuar të tjerët që u përfshinë në këtë sherr, shkruan “Daily Mail”.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al