Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka uruar Orkestrën Kalush për fitoren në “Eurovision.”
Përmes një postimi në rrjete sociale ai shkruan se muzika e Ukrainës pushton Evropën. Ai shton se do të bëjë të pamundurën që një ditë të presin pjesëmarrësit e “Eurovision” në Ukrainë, ndërsa falendëron Orkestrën Kalush për fitoren dhe publikun që kanë votuar.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe unë besoj – jo e fundit. Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. E lirë, paqësore, e rindërtuar!
Faleminderit që fituat @ Kalush.official dhe të gjithëve që votuan për ne! Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg.
Lavdi Ukrainës!”– thuhet në postimin e plotë të presidentit ukrainas.
Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe , Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Ukrainës vendin e parë në garë.
Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shteteve.