11 Dhjetor, 2017

Habit aktori i ‘’Portokalli’’ : Në ditën …m’i morën të drejtat si burrë (FOTO)


Aktori i njohur shqiptar, Marin Orhanasai, përveçse në skenën e Portokalli, publikun e bën të qeshë edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale me përmbajtje humoristike.

Aktori së fundmi ka publikuar një foto ku shihet me leckë e kovë në dorë duke pastruar shtëpinë.

“Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut m’i morën të drejtat si burrë”, shkruan Orhanasi teksa replikon edhe me komentuesit të cilëve u thotë se ka bërë edhe gjellën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al