22 Shtator, 2017

Habit Besi, takon ‘skifterin e vërtetë’ në Dubai


Çifti i sapomartuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vijojnë muajin e mjaltit në Dubai, ku janë duke eksploruar aventurat dhe atraksionet që ky vend mundëson.

Ata kanë publikuar në rrjete sociale foto nga udhëtimi i tyre në shkretëtirë.

 

Ka qenë Besi, i cili ka publikuar disa foto ku shfaqet me deve dhe me shpendin e skifterit, të cilin Besi shpeshherë e ka përmendur gjatë interpretimeve të tij dhe madje  edhe gjatë këngës së fundit që ka krijuar si një dedikim i veçantë për Xhensilën, me rastin e martesës së tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al